Amir Rrahmani është gati të kalojë vizitat mjekësore me skuadrën e Napolit. Lojtari ndodhet në këto momente së bashku me agjentin e tij, Adrian Aliaj, në ambientet e klubit “partenopei”, për detajet e fundit.

Në bazë të marrëveshjes që ka arritur Verona dhe skuadra napolitane, shqiptari do të nënshkruajë ditën e sotme një kontratë transferimi në këtë moment të merkatos, por bashkimi me Napolin do të bëhet në verën e vitit 2020.

Qendërmbrojtësi është pikasur nga napolitanët dhe vlera e transferimit bëhet fjalë të kapë shifrën e 14 milionë eurove.

Rrahmani, në të shkuarën ka qenë pjesë e skuadrës së Partizanit në vendin tonë, më pas u katapultua në Kroaci dhe tanimë ka fituar një vend titullari në Serinë A. Kalimi te Napoli është një hap i madh në karrierën e kapitenit të Kosovës.