Një nga prurjet më të reja të ekipit Kombëtar të Shqipërisë është edhe Florian Kamberi. Sulmuesi nuk mundi të aktivizohej në dy ndeshjet e fundit kualifikuese për EURO 2020, si shkak i dokumentacionit. Sulmuesi që aktivizohet në Skoci me Hibernian, ka pasur një të kaluar te ekipi i Zvicrës, duke u aktivizuar te moshat e këtij shteti.

Zviceranët po përdorin çdo mjet të mundshëm për t’i kthyer mendjen lojtarit, që me vullnetin e tij të lire braktisi helvetët për t’iu bashkuar Kombëtares kuqezi.

I lindur në Lachen të Zvicrës, 24 vjeçari nuk është menduar dy herë për të pranuar ftesën e trajnerit Edi Reja, duke u bërë lojtari më i ri i grumbulluar me kuqezinjtë.

Helvetët po përdorin çdo afat ligjor për dorëzimin e dokumentave në FIFA, duke ditur se lojtari tanimë nuk dëshiron të luaj me Zvicrën.

Lejkalimi për Kamberin duhet të jepet një muaj përpara kompeticionit të radhës, me zviceranët që panë t’iu “ikë nga duart” një sulmues i talentuar. Kamberi është shprehur i lumtur per grumbullimin me Shqipërinë, ndaj Zvicra pritet të respektojë vullnetin e 24 vjeçarit./newsport/