Vllaznia ka mberritur mbreme ne Shkoder duke i dhene fund diteve pergatitore ne Oher dhe nga sot do te vijoje pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje diten e marte ndaj Flamurtarit ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Por nderkohe mengjesin e sotem tifozet shkodrane duhet te kene marre edhe lajmin e mire se mesfushori brazilian Hygor Guimaraes Goncalves do te bashkohet shume shpejt me ekipin ne stervitje.

Vete lojtari ka publikuar ne “insta story” nje foto ne avion bashke me gruan dhe djalin e tij teksa jane nisur per ne Shqiperi dhe neser pritet te jete ne stervitje me ekipin.

Hygor ne ato ndeshje qe luajti me Vllaznine, tregoi se eshte nje lojtar me vlera dhe per rrjedhoje, konsiderohet nje element i rendesishem per skuadren dhe rikthimi i tij padyshim qe eshte nje lajm i mire edhe per stafin teknik.

Braziliani u largua ne fillim te nentorit nga Shkodra duke marre leje nga drejtuesit per te udhetuar drejt vendit te tij dhe per t’iu gjendur prane nenes se semure, qe per fat te keq i nderroi jete. Ky moment i veshtire tashme ka kaluar dhe numri 8 do te vijoje te jete pjese e Vllaznise deri ne fund te sezonit.
www.shkodrasport.com