Vllaznia ia doli të thyejë minimalisht 1-0 Laçin në “Loro Boriçi”, duke marrë një sukses tepër të rëndësishëm në javën e dhjetë të Abissnet Superiores.

Ekipi shkodran iu fal golit të brazilianit Da Silva për marrë fitoren e dytë radhazi dhe tani renditet në vend të tretë me 16 pikë, pesë më pak se Tirana kryesuese.

Derbi i Veriut u luajt me një ritëm të kënaqshëm, teksa të dy skuadrat kishin rastet e tyre për gol. Më i miri i ndeshjes? Sipas statistikave dhe studimit të kryer në emisionin “Analizë Superiore” në Supersport, nën drejtimin e Sokol Xhihanit dhe Fation Bardhit, ai është Liridon Latifi.

27-vjeçari dardan u përfshi në 53 aksione ofensive të Vllaznisë, duke realizuar me sukses 37 prej tyre. Latifi nisi saktë drejt shokëve të skuadrës 20 nga 24 pasimet e kryera, me një saktësi prej 83%.

Sulmuesi anësor tentoi katër driblime dhe në tre prej tyre la pas tij lojtarët kurbinas. Ndërkohë, sa i përket dueleve të fituara lojtari i skuadrës së Thomas Brdaric fitoi 15 nga 21 në total.