Barcelona do të përballet me Espanjolin nesër në mbrëmje dhe në rast fitoreje, mund të shpallet matematikisht kampione e La Ligës. Në prag të sfidës, presidenti i klubit Joan Laporta dha një deklaratë para aksionerëve.

“Shpresoj të fitoj La Liga këtë të dielë. Një Ligë e arritur me përpjekje, kompromise, punë dhe talent, por mbi të gjitha falë mbështetjes suaj. Jeni të sigurt, klubi do të jetë gjithmonë i juaji, anëtarët tanë. Barcelona është një ndjenjë e pamposhtur dhe nuk mund të blihet.

Kemi marrë sulme nga ata që nuk duan që gjërat të shkojnë mirë, por kemi punuar shumë për ta shpëtuar klubin nga rrënimi ekonomik.

Ne po rikuperohemi, por klubi është i sigurt. Duhet të kemi kujdes që të mos kthehemi në situatën që kemi trashëguar”, përfundoi ai.