Tërbuni kërkon fitoren në tavolinë. Edhe pse u mund me shifrat 3-1 nga Bulqiza ditën e hënë, klubi është ankuar pranë FSHF-së.

Pukjanët pretendojnë se skuadra pritëse ka aktivizuar lojtarë në mënyrë të parregullt, që nuk ekzistonin as në protokoll dhe per kete arsye e kane reklamuar ndeshjen.

Këtë gjë e konfirmojnë për gazetën edhe vetë drejtuesit, që sqarojnë se bëhet fjalë për 6 futbollistë. Ne fakt kjo duket disi e palogjikshme, megjithate mund te kete edhe te vertete brenda.

“Presim pikët në tavolinë, pasi Bulqiza ka shkelur rregulloren. Kemi besim se Komisioni i Disiplinës do ta shqyrtojë këtë rast në mënyrë të drejtë”, thotë klubi.