Problemet e lindura muajt e fundit tek ekipi i volejbollit te Vllaznise dhe te bera publike muajin e kaluar, kane krijuar nje klime aspak te mire ne rradhet e tij.

Ndonese trajneri Besnik Lisha u mundua ta mbante ekipin te lidhur duke e grumbulluar madje per disa dite ne Velipoje, serish nuk ia ka dale dot mesa duket.

Kjo ngaqe dy prej lojtareve te Vllaznise tashme i kane dhene lamtumiren asaj dhe i jane bashkuar ekipit “Barleti Volej”. Eshte ky i fundit qe permes faqes se tij zyrtare ka publikuar listen e lojtareve te ofruara ne ekip per sezonin e ri dhe pjese e tij do te jene edhe dy volejbollistet shkodrane.

Behet fjale per shuteren Antoneta Molla, nje nga me te mirat e ekipit te Vllaznise dhe njekohesisht anetare e ekipit tone kombetare si dhe per pasueses Xhesika Kaçi.

Pas ketyre largimeve mbetet per t’u pare edhe qendrimi i trajnerit Lisha i cili erdhi nga Amerika per te nisur nje projekt serioz ne krye te volejbollit shkodran por hasi ne shume probleme rruges.
wwww.shkodrasport.com