Mbrojtësi dhe tashmë kapiteni i Teutës, Tefik Osmani, është një njeri batutash dhe polemikash njëkohësisht. Së fundi ai është përfshirë në një polemikë në rrjetet sociale me Eduard Prodanin, ish-sekretar në FSHF dhe ish-drejtues te Partizani.

Ky i fundit i është “përveshur” Tefik Osmanit, duke i thënë se ai gjithmonë u tregon të tjerëve “traditat” e klubeve, presidentët e të cilëve e paguajnë, si dhe “të metat” e atyre klubeve, me presidentët e të cilëve është prishur në pazar, duke pasur parasysh atë çfarë mbrojtësi deklaroi disa ditë më parë për Skënderbeun.

Ja çfarë shkruan konkretisht Prodani për Osmanin:

Faleminderit qe me tregon per traditen e Durresit. Ne fakt ti gjithmone ju tregon te tjereve per “traditat” e klubeve presidentet e te cileve te paguajne dhe per “te metat” e atyre klubeve me presidentet e te cileve prishesh ne pazar. Apo s’ishte keshtu dhe se fundmi?

Nderkohe ndihem keq per ty tek lexoj qe i ben jehone shpifjeve dhe thashethemeve mjerane te hajduteve qe therrasin “kapeni hajdutin”. Po te them vetem qe sikur te kisha “shkruar dhe firmosur letra” une shume gjera do te kishin marre drejtim kohe me pare. Po mbase nuk eshte vone.

Më parë Prodani kishte shkruar se Partizani mbushi plot me tifozë një stadium “të vdekur” të shtunën në mbrëmje, kur luajti me Teutën. Osmani ka reaguar, duke shkruar se qytetarët e Durrësit e mbushin stadiumin sa herë ekipi ka rezultate, por edhe duke e ngacmuar Prodanin se ngatërron futbollin me letrat që ai firmos. Të dy kanë komentuar pas një komenti të opinionistit Xhevdet Zekaj në faqen e tij në facebook./Vipsport/