Ka tre vite qe punon si trajner, ndonese moshen e ka per te qene ende ne fushe si lojtar, megjithate Eder Zmijani tashme po shijon emocionet e te drejtuarit ne pankine. Futbollin e ka tradite familjare dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe, por edhe ai u perfshi ne kete sport.

Duke punuar me “Atletik Klub Shkodra”, ai tashme ka provuar edhe ndjesine e suksesit teksa me ekipet qe ka drejtuar, ka arritur te fitoje edhe trofe. Synimet per te ardhmen jane te qarta ne mendjen e tij, megjithate edhe vete ai e ka te qarte se ka shume rruge per te bere.

Po kush eshte Eder Zmijani? Per te mesuar me shume per te, gazeta “Shkodra Sport” ka vendosur te krijoje nje profil te tij, permes nje interviste te zhvilluar, te cilen mund ta ndiqni me poshte:


– Eder, si u lidhet edhe ju me futbollin, apo ishte tradita familjare qe ju kushtezoi ne kete zgjedhje?

Si çdo femije i apasionuar pas futbollit, nisa te merrem qe heret me te, kuptohet edhe me ndikimin e familjes. E kam nisur qe ne moshen 6 vjeçare dhe trajneri im i pare ka qene profesor Zamir Lumani. Me pas kam kaluar tek moshat e Vllaznise dhe se fundi kam patur trajner Ferid Borshin.Ne moshen 19 vjeçare i jam bashkuar ekipit te Veleçikut me te cilin kam luajtur per 5 sezone duke u ngjitur edhe ne kategorine e pare. Pas kesaj pervoje ne Kopli, kam luajtur edhe dy vite te tjera me Aden dhe ketu eshte mbyllur karriera ime me futbollin e luajtur.


– E mbyllet disi heret, por nuk u larguat prej futbollit sepse vijuat menjehere te punoni si trajner?

Karrieren time si trajner e kam filluar ne moshen 26 vjeçare pas fteses se presidentit te “Atletik Klub Shkodra” Elton Bungaja dhe drejtorit Elis Legata. Vendosa te bashkohem me kete Akademie me te cilen kam tre vite qe bashkepunoj dhe gjej rastin te falenderoj drejtuesit e klubit per besimin e dhene deri tani.

– Sa ka ndikuar mbiemri “Zmijani” ne karrieren tuaj?

Mbiemri normal qe me ka ndihmuar pasi kam pasur shume shembuj per t’i ndjekur qe nga Sadetini, Hyseni, Luani dhe Denisi. Dhe jam munduar gjithmone te bej me te miren per ta nderuar kete mbiemer.

– Çfare ka te veçante “Atletik Klub Shkodra” perderisa jeni bere pjese e tij?

Atletik eshte ndryshe nga Akademite e tjera pasi i gjithe stafi punon si nje familje dhe gjithe trajneret e dine punen e tyre dhe punojne me deshire e pasion. Gjeja me e bukur te kjo Akademi eshte harmonia qe gjithe trajneret kane me femijet pasi objektivi yne i pare eshte te kenaqim femijet dhe ata te ndihen te lumtur dhe te kenaqur me ne.

– Çfare te pelqen me shume ne punen tende si trajner?

Gjeja qe me pelqen dhe qe me motivon gjithnje e me shume, eshte te shoh gjithe femijet qe kemi ne ekip te rriten dhe te ecin sa me lart. Kjo gje me ben te punoj edhe me shume qe femijet te kene sa me shume progres.


– Cilen grupmoshe do te drejtoni ne sezonin e ri?

Pas tre viteve me ekipin U13, kete vit do te drejtoj ekipin U14 me te cilin do te marrim pjese ne Ligen Profesioniste, ne kategorine e pare.


– Çfare synimesh keni me kete ekip?

Kete vit eshte risi per ne pasi marrim pjes ne Ligen Profesioniste dhe si çdo vit i pare ka problematikat e veta. Por do te mundohemi me i marr ndeshjet me rradhe dhe te marrim maksimumin ne secilen prej tyre.

– Pse nje femije duhet te zgjedhe “Atletik” per te vazhduar karrieren e tij?

E thash edhe me heret, prioriteti i Akademise tone eshte qe nje femije i cili do te filloje rrugen e futbollit ne rradhe te pare eshte kenaqsia dhe lumturia qe i japim femijeve me aktivitete te ndryshme ne menyre qe ai te ndihet i lumtur. Se dyti, edukata dhe me pas futbolli, se treti: perkushtimi i gjithe stafit te “Atletik Klub Shkodra” i cili per çdo vit po jep frutet e veta dhe po tregon vazhdimesi pasi me gjithe moshat kemi dale kampion ne Shkoder dhe ne turne nderkombetar. Kete vit kemi hapur edhe ekipin U17 i cili shpresoj te ece ne rrugen e duhur.


– Se fundi, cilat jane objektivat tuaja personale si trajner per te ardhmen?

Per momentin jam totalisht i fokusuar tek “Atletik Klub Shkodra” pasi kam akoma gjera per te bere ketu. Por ne te ardhmen, pse jo do synoj te shkoj edhe me lart.
Intervistoi: Gjergj KOLA