Nevil Dede, Sulejman Starova dhe Ermal Tahiri kanë bërë parashikimet e asaj që sipas tyre mund të jetë renditja përfundimtare e kampionatit. Ata kanë vendosur në “Skaner” rezultatet e 25 ndeshjeve të mbetura në këtë kampionat, duke përpiluar një ide të tyre se si mund të ishte renditja e Superiores në fund.

Sipas Nevil Dedes, kampion mund të dalë Partizani duke parë formën që po kalon dhe kalendarin e ndeshjeve që ka. “Javën e 34 ka dy ndeshje, Teuta-Partizani dhe Tirana-Laçi që do ta vendosin.

Në këto ndeshje nuk ka parashikime, se Teuta luan për një rezultat. Nëse Laçi merr atë trepikësh, shkon deri në fund për të luajtur kampionatin. Kukësi është çelësi se kë shpëton nga rënia nga kategoria”, theksoi ai.

Ndërkohë, sipas Starovës, kampion mund të dalë Teuta që ka forcën e përballjeve direkte, kurse Tahiri përsëri shihte Partizanin si favorit, meqë kishte avantazhin e një pike që në këtë moment bëhej shumë e rëndësishme pasi favorizonte të kuqtë me dy rezultate në ndeshjet direkte.

Ajo që binte në sy te të tre parashikimet, ishte se përveç Apolonisë, skuadra e dytë që kishin parashikuar se do të binte në bazë të përllogaritjeve të tyre, ishte ajo e Bylisit me Skënderbeun që do të kalonte në play-off apo edhe të kalonte Kastriotin.

Te tre keta analiste dhe specialiste futbolli, nuk e parashikojne me Vllaznine pretendente, madje e nxjerrin edhe jashte zones se Kupave te Europes. Per Staroven Vllaznia e mbyll kampionatin ne vendin e peste me 60 pike, ne po kete vend e mendon edhe Nevil Dede dhe me te njejten kuote pikesh, nderkohe qe per Ermal Tahirin shkodranet e perfundojne kampionatin ne vendin e katert me 58 pike.

Kjo gje duhet t’i motivoje edhe me shume futbollistet kuqeblu per te treguar vlerat e tyre ne keto 5 ndeshjet e mbetura deri ne fund te kampionatit dhe per t’i bere nje mbyllje ashtu si duhet atij.