Diten e sotme ne media eshte botuar lajmi i largimit te futbollistit shkodran Adreas Ndoj nga kombetarja shqiptare duke zgjedhur perfundimisht ate te Greqise. Nje gje e tille sigurisht qe solli edhe reagime te ndryshme, teksa kujtojme qe para dy muajsh, 19 vjeçar u pat grumbulluar nga kombetarja U21 e Shqiperise.

Por nderkohe vete lojtari ka sqaruar ne nje prononcim per “futboll spektakel” edhe kete zgjedhje qe ka bere: “Po, do te luaj per Greqine sepse ketu linda, ketu hodha hapat e pare te futbollit, edhe ketu kam shoket e mi me te cilet shpresoj te luajme sebashku ne perfaqesuesen e Greqise”.

Po Shqiperia, eshte pyetur nga gazetari? Dhe pergjigja e futbollistit te Olimpiakos ka qene: Shqiperia eshte vendi i prinderve te mi dhe si rrjedhoje, une e respektoj dhe e dua ate vend, por une futbollin e kuptoj ndryshe dhe e shikoj si profesion e jo si lufte. Une besoj se futbolli bashkon njerez dhe lidh ura lidhes edhe miqesie e jo ndarje, prandaj une mesa do mundohem per kete do te punoj”.

Gjate dites se sotme ka patur edhe aludime se Ndoj ka akuzuar Federaten Shqiptare te Futbollit dhe nje trajner te saj, por vete ai e mohon kete gje ne menyre kategorike duke thene: “Jo, asnjehere e ne menyre publike deklaroi se nuk kam folur per asgje, por nga ana tjeter nuk mbaj pergjegjesi se çfare shkruan njeri apo tjetri, pasi as nuk kam dhe as kam patur kohe te merrem me biseda te tilla”./SHKODRA-SPORT.COM/