Kapiten i Flamurtarit në ndeshjen e djeshme ishte Denis Pjeshka. Pas barazimit 1-1, mbrojtësi që luan në rolin e mesfushorit shkatërrues, deklaroi se pika në Korçë është e rëndësishme për vazhdimësinë.

“Ka qenë një ndeshje mjaft e fortë dhe e luftuar. Kemi vuajtur në pjesën e parë, por në pjesën e dytë mendoj se kemi qenë më lart se kundërshtari.

Është një barazim me vlerë, pasi luanim me një Skënderbe të fortë dhe të marrësh pikë në këtë transfertë është tejet e rëndësishme. Plus kësaj, jemi në vendin e parë dhe kjo ka më shumë rëndësi për momentin.

Objektivi ynë i vetëm është Superiorja dhe dihet që ambiciet e këtij klubi nuk kanë se si të shkojnë ndryshe. Tani shohim në ndeshjen e radhës për të marrë maksimumin dhe për ta mbyllur me sukses këtë pjesë të parë të kampionatit, në mënyrë që kur të rifillojmë të jemi ne që udhëheqim”, deklaroi Pjeshka.