Terbuni i ka mbyllur seancat stervitore diten e djeshme dhe eshte nisur drejt Fierit, atje ku sot do te luaje me Apolonine. Te dyja keto skuadra do te luajne ndeshjen e vlefshme per “play-off” dhe ne fakt sipas deklaratave te ndryshme te futbollisteve pukjane, ata do te luajne pa presionin e objektivit.

Megjithate, trajneri shkodran i Terbunit, Elvin Beqiri, ne nje interviste per “Shkodra Sport” u shpreh se eshte nje ndeshje e vecante per ta, ndersa theksoi se jane te vendosur per ta kaluar kete tur te pare te play-off.

“Me Apolonine eshte nje ndeshje e vecante per vete specifiken e rregullores te vendosur nga FSHF. Keshtu, pavaresisht veshtiresise qe do kemi ne kete takim ndaj Apolonise, ne jemi te vendosur dhe shume te motivuar per ta kaluar kete tur te pare te play-off.

Çdo ndeshje ka veshtiresine e saj. Apolonia ka nje tradite ne futbollin shqiptar, duke nxjerre mjaft emra te shquar lojtaresh nder vite. Kjo gje na shton edhe me shume rrespektin per Apolonine, por do te vleresoja edhe punen e mire, qe ka bere kolegu im italian me ekipin e tij, duke shfaqur nje nivel loje te kenaqshem, sidomos ne fazen e dyte. Mund te them se do jete nje ndeshje e luftuar nga te dy ekipet, ku ne fund shpresojme qe fati te na buzeqeshe neve.

Çdo here mundohemi te fokusohemi me shume aty ku kemi problemet me te medhaja. Kuptohet pa harruar edhe pjesen tjeter te punes, qe mund te jete bere me mire, por qe gjithmone ka vend per permiresime.

Pjesa e finalizimit, pervec pergatitjes fiziko-tekniko-taktike, ka edhe pjesen psikologjike, ku mendoj qe tek kjo e fundit, kemi patur problemet me te medhaja, duke mos qene te qete. Kam besim se sot faza sulmuese do jete ne lartesine e duhur, duke ditur qe ne do kemi vetem nje rezultat, per te kaluar ne turin tjeter, qe eshte fitorja.

Objektivin ekipi e ka arritur, sepse e kemi thene qe ne fillim te kampionatit qe do mundohemi te sigurojme qendrimin, duke zene nje pozicion komod ne klasifikim. Ndeshjet ne play-off jane ndeshje prestigji per ne, keshtu qe edhe ne keto ndeshje, do japim maksimumin, sikurse kemi dhene gjate gjithe kampionatit. Presioni me i madh besoj eshte tek Apolonia, ekipi qe kane patur si objektiv ngjitjen ne Superiore.

Te them te verteten, jam shume i perqendruar tek puna me ekipin deri ne fund dhe nuk kam deshire te mendoj per te ardhmen ne kete moment, sepse nuk eshte profesionale. Kur te mbarojme aktivitetin, do filloj te mendoj per te ardhmen”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri shkodran i Terbunit, Elvin Beqiri.

Maringlen ZHIVANI