Tre futbollistët e Tiranës, Gilman Lika, Bekim Bala dhe Erjon Dushku, thuhet të kenë marrë rrogat e prapambetura sot. Premtimi i kryebashkiakut të Tiranës Lulzim Basha se do t’u jepte paratë, është mbajtur dhe burime të shkodrasport.com, bëjnë të ditur se ato kanë kaluar në numrat e llogarisë së tre futbollistëve. Në Shkodër ndërkohë janë shumë të zemëruar me ata. Drejtuesit e klubit nuk ua falin kurrsesi veprimin e bërë. Pasditen e së mërkurës, kishte udhëtuar drejt Tiranës edhe nënkryetari Troshani dhe pasi ka mbyllur marëveshjen edhe me Bekim Balën, janë nisur drejt Shkodrës të lumtur për blerjet e bujshme që kishin bërë.

Ata u kishin thënë futbollistëve për të firmosur por treshja, “me fjalë burrash” e quante të mbyllur atë burrë. Nuk kanë mjaftuar një apo dy orë nga ndarja me ta, teksa në telefon u ka ardhur lajmi se “ata kanë ndërruar mendje”. Jo ndoshta nga dëshira e tyre por ndërhyrja e kryebashkiakut të Tiranës në këtë çështje, i kishte “përizer kartat”.Kështu që drejtuesit e Vllaznisë janë tërbuar së tepërmi, aq sa sot kanë deklaruar se edhe nëse Tirana nuk ua jep paratë e ata kërkojnë të kthehen sërish në Shkodër, ata nuk do t’i pranojnë më në skuadër. Megjithatë edhe kjo nuk do ndodh sepse Lika, Bala e Dushku sot kanë marrë paratë tek Tirana.

www.shkodrasport.com