Fahrudin Djurdjeviç do jetë mungesa e vetme e sigurt për Vllazninë ndaj Tiranës. Sulmuesi i afruar me bujë në merkaton e verës mund ta ketë mbyllur këtë sezon futbollistik në Abissnet Superiore.

Mungesa e tij u konfirmua nga vetë trajneri Plori në konferencën për shtyp, në prag të sfidës me Tiranën. Ndeshje që luhet sot në orën 17:15 në “Selman Stërmasi”.

Per sulmuesin maqedonas ka vetem nje shprese qe te rikuperohet per finalen e Kupes se Shqiperise ndaj Laçit qe do te luhet me 31 maj.

Kujtojmë se Djurdjeviç i përfundon kontrata muajin tjetër. Sulmuesi ka shënuar 4 gola për gjithë sezonin në llogari të Vllaznisë dhe mbetet për t’u parë zgjedhjat e drejtuesve për të ardhmen.