Ish-drejtori sportiv i Vllaznise, Eugent Zeka eshte i mendimit, se emerimi i trajnerit Elvis Plori, ne krye te shkodraneve, ishte vendimi me i drejte dhe me i duhur, pas largimit te trajnerit gjerman Thomas Brdariç.

Ne nje interviste ekskluzive per “Shkodra Sport”, ai ka folur rreth skuadres se Vllaznise me aq sa ka pare ai ne kete sezon, si edhe shanseve te shkodraneve per te kapur nje vend ne Kupat e Europes.

Zeka u shpreh se nese fitohet Kupa e Shqiperise dhe Vllaznia futet ne Kupat e Europes, sezoni nuk mund te konsiderohet i deshtuar. Poashtu, ai theksoi se tashme largimi i Brdaric, nuk duhet te behet me objekt diskutimi.

Per me teper, lexoni intervisten e tij te meposhtme:

Profesor Zeka, si e keni pare Vllaznine gjate ketij kampionati?

Nje shprehje e vjeter shkodrane thote: Te behesh i mire eshte kollaj. Te rezistosh dhe mbetesh i tille eshte shume me e veshtire. Prandaj, mendoj se eshte e qarte per te gjithe qe ne kete sezon Vllaznia do te kishte veshtiresi ta perballonte, sic edhe ndodhi, me shume pergjegjesi dhe veshtiresi per te perseritur suksesin dhe rendimentin e sezonit te shkuar, ne rezultate dhe performancat e saj.

Gjithsesi, edhe pse kemi dalur me kohe nga gara per titull, jemi perseri ne finale te Kupes se Shqiperise dhe drejt kualifikimit per ne Ligat e Europes. Me arritjen dhe perseritjen e ketyre dy objektivave, si vitin e shkuar, nuk duhet ta konsiderojme te deshtuar kete sezon futbollistik.

Natyrisht, eshte edhe ne natyren e ADN-se tone si shkodrane, te mos jemi vetem te kenaqur, por edhe shume kerkues dhe te etur per suksese me te medha dhe me shume, qe une uroj me shpirt t’i arrijme ne nje te ardhme sa me te shpejte.

Na shpjegoni, si e keni pare shkarkimin e trajnerit Brdariç?

Vjet ishte viti i pare i ardhjes se trajnerit Brdariç ne Shkoder. E njejta gje edhe per drejtuesit aktual, te cilet filluan administrimin e Vllaznise qe ne sezonin e shkuar, perpara privatizimit te klubit, ne bashkepunim me Bashkine. Fat dhe merite e madhe e atyre ishte qe sebashku rikthyen menjehere entuziasmin ne Shkoder dhe Vllaznia arriti fitoren e Kupes se Shqiperise, mbylli kampionatin me pike te barabarta me Teuten dhe fitoi te drejten per te luajtur ne Ligat e Europes.

Ky fillim fantastik i atyre, mendoja dhe deshiroja qe t’u bente nje baze e forte per lidhjen profesionale te tyre dhe vazhdimesine e projektit te ri tek Vllaznia per shume vite sebashku. Nuk e kam fshehur asnjehere kete deshire timen dhe vleresimin maksimal ne drejtim te trajnerit Brdariç.

Prandaj, pa i mohuar vlerat dhe pa i munguar rrespekti dhe mirenjohja asnjehere, shkarkimi i tij tani eshte fakt i kryer dhe nuk duhet te behet me objekt diskutimi apo pengese per ecurine e skuadres. Jeta vazhdon, futbolli gjithashtu, Vllaznia duhet te nderoje dhe rrespektoje te shkuaren dhe njekohesisht te vazhdoje te shkruaje historine e saj.

Si e mendoni ju rrokaden e trajnereve Brdariç-Plori?

Une ndihem i njeanshem ne favor te trajnerit Plori, si mik dhe koleg i tij. Mendoj me te vertete se vendimi i drejtuesve te Vllaznise per te vazhduar sezonin me ate, ka qene me i drejti dhe i duhuri, pas shkarkimit te trajnerit te pare, Brdaric. Duke qene krahu i djathte i trajnerit Brdariç per nje vit e gjysem, trajneri Plori eshte i vetmi qe njeh nga A-ja deri tek ZH-ja te gjitha tematikat dhe problematikat e Vllaznise.

Si i tille, fale edhe aftesive te tij profesionale, si ne anen teknike, ashtu edhe ne menaxhimin e grupit, ishte dhe mbetet i vetmi qe garanton vazhdimesine e punes se skuadres ne kete sezon, pa prishur ekuilibrat dhe pa demtuar çfare kane ndertuar sebashku me trajnerin Brdariç.

Ju a jeni me idene qe te qendroje Plori edhe per sezonin e ardhshem, sepse keni qene nje nder ata njerez qe kohe me pare keni thene se duhen promovuar trajneret dhe futbollistet shkodrane?

E vertete, kam thene dhe e perseris qe duhet te mendohet dhe punohet sa me shume per te promovuar produktin tone, me qellimin qe te nxjerrim dhe te integrojme ne boten e futbollit profesioniste brenda dhe jashte vendit, sa me shume futbolliste dhe trajnere nga rrethi i Shkodres.

Trajneri Plori meriton promovimin dhe rinovimin e besimit te klubit Vllaznia, jo vetem per prejardhjen e tij, por mbi te gjitha per aftesite e tij profesionale qe ka demonstruar. Padyshim, arritja apo jo i objektivave akoma ne loje per kete sezon, do te jene edhe si testime te verteta per ate, por ai ka treguar qe di te perballoje presionet dhe te fitoje sfidat ne futboll.

Si e shikon finalen e Kupes se Shqiperise, Vllaznia-Laçi, meqenese jeni nje nder njerezit qe keni punuar tek te dy ekipet?

E vertete, kam pasur fatin te kem punuar nder te dy klubet e futbollit. Presidenti i Laçit, Pashk Laska eshte dhe do te mbetet gjithmone i pari ai qe me besoi dhe me riktheu ne Shqiperi. Rrespekti dhe mirenjohja nuk do te mungojne asnjehere tek une per ate, por kjo nuk me pengon qe une te bej tifo me shpirt dhe me zemer vetem per Vllaznine, ne kete finale.

Gjithashtu nuk mund te rri pa shprehur mirenjohjen pa fund edhe per presidenten e asaj kohe Voltana Ademi, qe me ka mundesuar te realizoj endrren e gjithe jetes time ne sport, per te veshur dhe sherbyer ngjyrave kuqeblu te Vllaznise, ne rolin e drejtorit sportiv. Personalisht, finalen e Kupes se Shqiperise me Vllaznise dhe Laçit e shoh dhe e konsideroj si nje duel te forte mes historise se futbollit shqiptar dhe super eksperiences te nje klubi privat.

Profesor Zeka, ju po thoni se e doni me zemer Vllaznine. Kohe me pare ishit si drejtor tek Vllaznia, mund te riktheheni nje dite serish ne Shkoder per te punuar tek skuadra e zemres?

Ecuria e jetes time dhe vazhdimesia ne profesionin e futbollit, kane marre drejtim tjeter dhe jane perhere dhe me larg nga Shqiperia. Kjo jo vetem nuk zbeh, por shton edhe me shume mallin dhe ndjenjat e bukura te mia per skuadren e zemres.

Prandaj, kurre nuk duhet thene kurre. Askush nuk di te lexoje te ardhmen, çdo gje mund te ndodhin ne jete. Njoh veten time me mire se askush tjeter dhe nuk e kam per turp te rrefej qe tek une, zemra e mund shpesh mendjen. Tani qe ta mbyll, forca Vllaznia me gjithe forcen e zemres time.

Maringlen ZHIVANI