Tirana u ka dhene fund pergatitjeve diten e djeshme per sfiden klasike me Vllaznine. Mes disa mungesash, Shehi eshte munduar te beje dicka ndryshe.

Keshtu, ndryshe nga ndeshjet e tjera, tashme me synimet dhe objektivat e realizuara, trajneri Shehi ka menduar t’i jape hapesira ne prapavije Realf Zhivanit, qe do te luaje si mbrojtes qendre. Nderkohe qe, Ismailgeci do te jete mesfushor i djathte. Toshevski nuk do te luaje, ashtu si Devid dhe Ngoo, te cilet qe te tre jane te demtuar.

Keshtu, ne porte nuk do kete surpriza, me Bekajn, qe do te jete zot i saj. Edhe ne mbrojtje gjerat jane pothuajse te caktuara me katershen Toli, Behiratche, Zhivani dhe Pergjoni. Para mbrojtjes do te jete Najdovski, teksa pervec tij mesfusha do te jete e perbere nga Totre dhe Limaj, me kete te fundit qe eshte ne dileme me Hotin.

Pozicionin e sulmuesit te djathte do ta marre Ismailgeci, teksa ne krahun e majte rikthehet Xhixha. Nderkohe, Orges Shehi ka vendosur qe ne sulm, do te luaje Taulant Seferi.

Tirana pritet qe ne kete ndeshje te luaje me skemen 4-1-4-1, por qe ndoshta gjate ndeshjes mund te kthehet edhe ne 3-4-3, teksa Najdovski mund te ulet ne prapavije ne ndihme te dyshes se mbrojtjes, Behiratche-Zhivani.

Ndeshja Tirana-Vllaznia do te luhet diten e sotme ne stadiumin “Selman Stermasi”, duke nisur nga ora 17:15.

Maringlen ZHIVANI