Tërbuni i Pukës i drejtuar tashmë nga Elvin Beqiri, mori një fitore shumë të rëndësishme kundër Apolonisë në transfertë me shifrat 0-1.

Autori i golit të fitores ishte Samet Ruqi që në një prononcim për “Shkodra Sport” flet pikërisht për ndeshjen ndaj fierakëve, por edhe startin fantastik të sezonit për pukjanët si edhe pretendimet e tyre këtë sezon.

“Jam i emocionuar patjetër për golin dhe që vlejti 3 pikët. Ishte një takim shumë i fortë në transfertë dhe ne ia dolëm me sukses. Shpresoj që të ecim me këtë ritëm. Çfarë na tha Beqiri?

Trajneri Beqiri na ka përsëritur gjatë gjithë javës së ishte optimist për fitore ndaj Apolonisë. Jo vetëm trajneri Beqiri, por edhe zëvendëstrajneri Alcani na kanë motivuar shumë. Dhe me mund e djersë ia dolëm për të marrë 3 pikë”- eshte shprehur Ruqi.

Sekreti që Tërbuni nuk pëson ? Ruqi:”Nuk pësojmë sepse kemi trajnerë dy ish-mbrojtës”. (Qesh).

Objektivat e skuadrës ? “Duam ti marrim ndeshjet me rradhë dhe deri tani ia kemi dalë mirë. Objektivi është që gjithmonë të synohet fitorja patjetër”.
Endri ÇINARI