Vllaznia U21 ka marre sot pasdite fitoren e rradhes duke mundur brenda ne Ballsh me rezultatin 3-1 kampionen ne fuqi te vendit, Bylisin.
Njeri nga protagonistet e ketij suksesi padyshim qe ka qene mbrojtesi Gledjan Pusi. Ai ka shenuar ne fundin e pjeses se pare golin e pare per kuqeblute, gol qe i hapi rruge atyre per kete sukses te rradhes.
“Shkodra Sport” ka kontaktuar me vete lojtarin per te marre prej tij emocionet e ketij goli por edhe te fitores se sotme te ekipit shkodran.
“Sigurisht qe jam i lumtur qe shenova edhe ne kete ndeshje duke ndihmuar ekipin tim. Ishte nje top i mbetur ne zonen e ballshioteve dhe une e godita sakte duke e derguar ne rrjet.
Jam i kenaqur qe morem 3 pike te rendesishme e po ashtu ndihem mire dhe per golat qe po shenoj. Do vazhdoj te bej maksimumin dhe te rritem nga ndeshja ne ndeshje”- ka thene fillimisht mbrojtesi 19 vjeçar.
Lojtari shtatelarte nderkohe nese ishte e rendesishme sot kjo fitore ndaj ekipit kampion ne fuqi, eshte pergjigjur: “Per ne çdo ndeshje eshte e rendesishme dhe vleresojme çdo kundershtar. Ne do vazhdojme te bejme mire sepse i kemi mundesite qe kete vit te arrijme objetivat tone maksimale”./SHKODRA-SPORT.COM/