Vllaznia ne xhudo ka arritur te fitoje nje medalje, duke u renditur ne vendin e pare ne turneun nderkombetar “Apolon Open 2022”, te zhvilluar ne Maribor te Sllovenise, para pak ditesh. Ky ekip merrte pjese me tre sportiste, pikerisht me Elisa Simonin qe u shpall fituese, me Kristia Kovacin dhe Kasandra Kovacin.

Vetem Elisa Simoni, per moshen U14, ne peshen 32 kg, u rendit ne vendin e pare, me 3 ndeshje te fituara. Duhet thene se pjesemarrja e ketyre sportisteve ne kete turne, eshte mbeshtetur dhe mbuluar fale prinderve te ketyre sportisteve.

Ne nje interviste per “Shkodra Sport”, trajneri i Vllaznise ne xhudo, Luigj Shkoza, u shpreh se mungesa e gjate e aktiviteteve ka ndikuar jo pak ne performancen e sportisteve te ketij ekipi. Megjithate, Shkoza theksoi se nga dita ne dite, po rriten gjithnje e me shume nje brez i rinj sportistesh me shume te ardhme.

“Turneu ‘Apolon Open 2022’ ishte aktiviteti i dyte per ne si ekip dhe per kete grupmoshe, qe nga renia e cdo gjeje nga Covid-19. Duke pasur parasysh edhe periudhen e veshtire qe ishim dhe pasojat qe solli Covid-19, pra po flas per sportin ne vecanti, mungesa e gjate e aktiviteteve dhe trajnimeve, ka ndikuar jo pak ne performancen e garuesve tone. Edhe pse mundesite ishin per medalje, edhe per dy garueset e tjera, Kristia dhe Kasandra, gjithsesi mendoj se vazhdon te jete nje rifillim i mbare per ne. Ekipi do te perfitoje sa me shume edhe gjate qendrimit ne kampin e trajnimit 3-ditor.

Mundem te them se po rritet nje brez i rinj sportistesh, femra dhe meshkuj, punetore dhe te perkushtuar. Uroj qe rezultatet te fillojne te flasin vet per ta kur t’iu vije koha.

Shume shpejt do te nisim pergatitjet per turneun e rradhes, qe eshte Ballkaniada, qe do zhvillohet ne korrik. Ne do perfaqesohemi me Roland Vasijen dhe Xhovani Shkozen, pra per Ballkaniaden e te rriturve, qe zhvillohet ne Bullgari. Synimet si une dhe sportistet i kane te qarte. Te marrim medalje po e po, por te jemi me medalje ne vend te pare.

Ne nuk e kemi ndalur asnjehere punen tone dhe do te vazhdojme me edukimin e te rinjve nepermjet xhudos. Megjithate, sot duhet te shohim edhe gjendjen reale qe ndodhemi. Mosmbeshtetja sic duhet e sportisteve elitare, pra kampioneve kombetar dhe e trajnereve, mungesa e politikave per rinine dhe per sportin, largimi i te rinjve nga vendi dhe duke pasur parasysh edhe perqindjen e vogel te popullsise qe merret me sport, ka sjelle pasoja shume te renda nder vite. Pa mbeshtetje serioze, nuk ka as medalje. Sporti i xhudos duhet te kete me perparesi. Ketu po flas gjithashtu edhe per displinat olimpike.

Per sa kohe, femijet do vazhdojne te na ndjekin dhe marrin kenaqesi ne ato qe bejme, edhe ne do te vazhdojme me punen tone”,-mbylli prononcimin e tij, trajneri i Vllaznise ne xhudo, Luigj Shkoza.
Maringlen ZHIVANI