Në një intervistë të dhënë për “RTK”-në, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka deklaruar se në një të ardhme të afërt, Kosova së bashku me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi synojnë që të aplikojnë në UEFA për të organizuar Kampionatin Europian.

maxresdefault (1)

“Në një të ardhme po planifikojmë që të aplikojmë në UEFA-n për të marrë organizimin e ndonjë eventi të madh futbollistik si Europiani në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe eventualisht edhe në Mal të Zi”, u shpreh Ademi.

Në dukje një ide e “çmendur”, por jo e pamundur, edhe pse duhet kohë, për të përmbushur standardet e nevojshme.