Vllaznia nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ditën e djeshme në javën e 32-të të Superiores. Shkodranët barazuan në transfertë përballë Kastriotit, duke bërë kështu që gjithçka të komplikohet në kampionat. Tashmë kuqeblutë duken larg 3 vendeve të para dhe ndoshta duhet të fillojnë të mendojnë për pjesën që vjen pas.

Por për t’u rikthyer tek ndeshja e djeshme, një nga protagonistët e ndeshjes ishte Kaina. Sulmuesi brazilian e nisi nga stoli ndeshjen, por u hodh në fushë shumë shpejt. Kjo pasi në minutën e 22-të, Balaj do linte fushën i dëmtuar për ish-futbollistin e Besës. Dhe performanca e shtarlartit ishte në nivelin e duhur.

Ku pavarësisht se thuajse bëri repart i vetëm, 25-vjeçari arriti të gjente golin në minutën e 48-të. Ku me një shkëputje të bukur në zonën krutane, arriti të shënonte me kokë. Ky ishte goli i katërt këtë sezon për Kainan në kampionat. Që nuk e gjente rrjetën në Superiore që nga dhjetori i vitit 2022, në fitoren 4-0 të Vllaznisë kundër Teutës.

Por pavarësisht se Kaina ka shfaqur një nivel të mirë sa herë që është thirrur në apel, ai duket larg Vllaznisë. Sulmuesi në fund të këtij edicioni me shumë mundësi do ndajë rrugët me kuqeblutë. Sipas zërave, por edhe informacioneve,

Kaina duket se do e vijojë karrierën në kryeqytet, ku nuk mungon interesi i madh i dyshes, Tirana-Partizani. Po ashtu në drejtim të brazilianit ka interes edhe nga jashtë Shqipërisë, por ende pa një ofertë konkrete.
Endri ÇINARI