Sa herë futet në fushë, bëhet protagonist. Ardit Hoxhaj, sulmuesi i Vllaznisë shkëlqen dhe shënon emrin kurdo që i jepen minuta për të luajtur. Së fundmi, ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku duket se kërkon të “karikojë” veten.

“Guximi nuk është të kesh forcën për të ecur përpara, guximi është të ecësh përpara kur nuk ke forcë”, shkruan në diçiturën e videos së postuar në Instagram.

Kujtojmë që sezonin e shkuar, vlonjati pati oferta bombastike për t’u larguar nga Shkodra, por në fund i premtoi besnikëri kuqebluve.

Këtë javë, shkodranët do të përballen me Kastriotin në kuadër të javës së pestë të Superiores. Pritet të shihet nëse trajneri Mirel Josa do ta përfshijë në formacionin titullar./newsport/