Pas lamtumirës së Neymar, i transferuar tek Al Hilal, merkato e Paris Saint-Germain mund të ketë akoma edhe dy goditje në dy javët e fundit.
Luis Campos kërkon të përforcojë akoma sulmin (deri tani janë marrë Asensio, Gonçalo Ramos dhe Dembele) dhe këtë herë ka vënë në shënjestër dy futbollistë francezë: Randal Kolo Muani i Eintracht Frankfurt dhe Bradley Barcola i Lyon. Lajmi është dhënë nga Le Parisien.
Me të dy lojtarët duket se është arritur një marrëveshje për sa i takon kontratës, në orët e ardhshme është parashikuar një përshpejtim edhe në negociatat mes klubeve.
PSG do t’i bëjë një ofertë të re Eintracht-it për Kolo Muani-n dhe ka besim se mund të jetë ajo e duhura, edhe sepse klubi gjerman duket se është dorëzuar para vullnetit të lojtarit për t’u transferuar në Paris.
Më pas do të hidhet në sulm për Barcola-n, por në këtë rast do të jetë pak më e komplikuar të bindet Lyon-i.