Paris Saint-Germain thuhet se synon pesë lojtarë të Real Madridit në hakmarrje për qasjen e Los Blancos për Kylian Mbappe. Ai është ende duke luajtur te PSG këtë sezon, pavarësisht se sulmuesi ka pasur një mosmarrëveshje shumë publike me klubin mes interesimit nga Reali.
Lojtari i kombetares franceze dukej i gatshëm të largohej nga PSG këtë verë, pasi kishte refuzuar të nënshkruante një kontratë të re me gjigantët e Ligue 1. Mbappe u përjashtua më pas nga stërvitjet e ekipit të parë dhe humbi turneun parasezonal të klubit.
Dhe ndërsa afati kalimtar i verës tani është mbyllur, e ardhmja e Mbappes mbetet e pasigurt me më pak se një vit në marrëveshjen e tij aktuale.
Në të vërtetë, Reali ka shprehur prej kohësh interes për 24-vjeçarin, madje ishte afër nënshkrimit të tij në vitin 2022, por që francezi bëri një kthesë dramatike dhe nënshkroi marrëveshjen e lartpërmendur me PSG-në.
Është raportuar gjerësisht se në qendër të mosmarrëveshjes së kësaj vere, ishte se PSG ishte i bindur se Mbappe tashmë ka pranuar t’i bashkohet Realit verën e ardhshme.
Dhe në një lëvizje hakmarrjeje, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi tani thuhet se dëshiron të nënshkruajë me pesë nga ‘xhevahirët’ e Real Madridit.
Sipas gazetës spanjolle Sport, Vinicius Jr dhe Rodrygo janë dy objektivat kryesore të PSG-së, me këtë të fundit që besohet të jetë propozimi më realist.
Ndërkohë, ekipi francez thuhet gjithashtu se po shikon objektivin e Liverpoolit Aurelien Tchouameni, si dhe dy mesfushorët tjerë Eduardo Camavinga dhe Federico Valverde.Sigurisht, me largimin e Marco Verrattit te skuadrën e Katarit, Al-Arabi, përforcimet e mesfushës do të mirëpriten në Paris.
Megjithatë, pengesa më e madhe për realizimin e çdo marrëveshjeje thuhet se janë klauzolat e mëdha të lirimit që Reali i ka vendosur talenteve të tyre më të çmuar.
Për shembull, Vinicius Jr. thuhet se ka nënshkruar një kontratë gjatë verës me një klauzolë lirimi që mendohet të jetë 1 miliard euro.
Kjo çështje do të komplikohej vetëm nga fakti që Mbappe mund të largohej falas nga PSG verën e ardhshme. Kjo do të thotë se parisienët nuk do të kenë të ardhura nga largimi i tij për të financuar ndonjë transferim. /Telegrafi/