PSG ka zyrtarizuar ditën e sotme nënahkrimin me Xhorxhinjo Vajnaldum. Holandezi ishte një futbollist i lirë pas përfundimit të kontratës me Liverpul dhe në këtë formë zgjodhi Francën për të vazhduar karrierën.
Në fakt, për mesfushorin në garë ishte edhe Barcelona, madje trajneri i katalanasve, Ronald Kuman, shpresoi deri në fund ta kishte në organikë patriotin e tij.
Por, Parisi u tregua më i shkathët, ndërsa i ofroi lojtarit edhe një kontratë trevjëçare.
Kështu, Vajnaldum i bashkohet një mesfushe me emra si Verrati, Herrera, Paredes apo edhe Gueje. /VipSport/