Rreziku i rënies nga kategoria tashmë është më i madh se kurrë për Vllazninë.

Nëse një vit më parë,ajo e ka patur vetë këtë gjë në dorë, sivjet varet nga të tjerët.

Për këtë arsye, edhe frika është e madhe dhe madje vetë shkodranët kanë filluar të mendojnë për një fat të tillë.

Nëse do të ndodhë kjo, do të jetë hera e tretë që Vllaznia do të binde nga kategoria superiore e futbollit shqiptar.

Po, po, e treta. Dy herët e tjera që ka patur një fat të tillë të keq kanë qenë vitet 1956 dhe 1961.

Por nëse në rastin e parë, ajo një vit më pas luajti një kategori më poshtë, në rastin e dytë nuk ndodhi kështu.

Ajo vërtetë luajti në kategorinë e dytë dhe u shpall kampione por nuk mungoi në të parën sepse kjo e
fundit ndryshoi skemë dhe për këtë arsye, u rikthye sërish të luante në mes ekipeve më të mira të vendit.

A do të jetë kjo hera e tretë që Vllaznia të do binte nga kategoria por gjithsesi ka ende shpresa që të mos ndodhë kështu.

Janë për t’u luajtur edhe 270 minuta dhe ndonëse shanset janë shumë të pakta, shkodranët do të tentojnë gjithçka.

Të paktën të bëjnë mirë detyrat e veta sepse çfarë do të ndodhë me rivalët e saj, nuk ka asgjë në dorë.
© shkodrasport.com