Pasi mbylli aventurën e tij te Tirana, Lukman Hussein është gati për një aventurë të re. Ai pritet t’i bashkohet surprizës së këtij sezoni, Erzenit.

Burime pranë Oversport bëjnë me dije se palët kanë arritur një marrëveshje totale dhe shumë shpejt do të vijë edhe zyrtarizimi. Hussein nuk gjeti shumë hapësira te Tirana dhe tashmë do të provojë një tjetër aventurë në “Abissnet Superiore”.

Ky pritet të jetë përforcimi i radhës i Erzenit që, nuk do të ndalet këtu. Tek Erzeni po përgatiten gjithashtu për disa afrime të tjera në merkaton e dimrit për të synuar Kupat e Europës.

Shijakasit kane ende pretendime dhe per kete arsye po kerkojne te perforcohen ne merkato. Prandaj dhe kane shfrytezuar momentin per te rrembyer futbollistin qe sapo u largua nga Tirana per mungese hapesire.