“Atletik Klub Shkodra” eshte nje nga Akademite me te mira qe po funksionon aktualisht ne Shkoder. Prej disa vitesh ajo i ka kushtuar rendesi jo vetem permiresimit te kushteve te stervitjes dhe rritjes se numrit te sportisteve te rregjistruar, por edhe permiresimit te punes nga trajneret per nxjerrjen e futbollisteve sa me cilesore.

Per momentin gjerat duket se po shkojne mire ne kete drejtim dhe treguesi i qarte per kete gje eshte numri i madh i futbollisteve te grumbulluar me ekipet kombetare rajonale. Pas seleksionimeve te bera ditet e fundit nga grupi i trajnereve te ekipeve kombetare te ardhur nga Tirana, nga “Atletik Klub Shkodra” jane perzgjedhur plot 7 futbolliste.

Numrin me te madh e perbejne ata te datelindjes 2009 teksa nga 22 futbolliste qe ka kombetarja e drejtuar nga Astrit Prençi, 4 prej tyre jane pikerisht te kesaj Akademie dhe konkretisht Angjelo Lumçi, Aron Hasanaj, Elvis Ymeraj dhe Armando Vuksani.

Nderkohe tek kombetarja U13 qe drejtohet nga trajneri Haris Dalipi jane perzgjedhur 5 futbolliste te “Atletik” te datelindjes 2011 dhe konkretisht Roben Kastrati, Florin Muça, Siar Hoxhaj, Franko Kulla dhe Roan Abdullahi.

Ne total 9 futbolliste nga “Atletik Klub Shkodra”. Natyrisht jo keq, duke qene kesisoj nje nga Akademite me numrin me te madh te lojtareve te grumbulluar ne keto ekipe kombetare rajonale. Kjo tregon me se miri se aty punohet me cilesi dhe kjo eshte shume e rendesishme dhe qe garanton siguri edhe per te ardhmen./SHKODRA-SPORT.COM/