Nesër do të luhet ndeshja Vllaznia- Besëlidhja në stadiumin “Loro Boriçi”, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 13-të të kategorisë së parë.

Kompania Blinibileta.com e cila është e kontraktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit për shitjen e biletave edhe në këtë stadium, ka publikuar çmimet e tyre për këtë ndeshje.

Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së stadiumit “Loro Boriçi” çdo pasdite nga dita e Enjte:

Çmimet
Tribuna kryesore – 500 Lekë
Tribunat e tjera – 200 Lekë

Siç shikohet, çmimet janë të njëjta me të ndeshjeve të kaluara dhe kuptohet që ekipi i vllaznisë ka nevojë për mbështetjen e tifozëve të saj në këtë rrugëtim drejt rikthimit në Superligë.
© shkodrasport.com