Të shtunën, në orën 16:00, në stadiumin “Skënderbeu”, do të luhet takimi i javës së 15-të mes Skëndërbeut dhe Vllaznisë.
Klubi i Skënderbeut njofton se ditën e sotme, ka nisur shitja e biletave për këtë sfidë delikate, për të të dyja ekipet.
Bileta me e lirë do të kushtojë 200 lekë të rinj, ndërsa më e shtrenjta 1000 lekë.
Siç është theksuar edhe më parë nga klubi korçar, të ardhurat e biletave do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.