‘Personazhi sportiv i vitit 2019’, në garë edhe dy shkodranë

892

Fundi i vitit shoqerohet gjithmone me anketa dhe sondazhe per te vleresuar me te miret. Keshtu ndodhe shpeshhere edhe me njerezit e sportit dhe kete here eshte gazeta “Sport Ekspres” qe ka hapur nje sondazh per te percaktuar personalitetin e vitit 2019 ne fushen e sportit.

Drejtuesit e saj kane zgjedhur 15 personazhe qe sipas tyre kane qene dominues gjate ketij viti me aktivitetin e tyre si drejtues, trajner, arbiter, president apo sportiste.

Emrat jane te gjithe te njohur, duke filluar nga presidenti i FSHF-se Armando Duka dhe deri tek arbitri Enea Jorgji qe eshte i fundit ne kete liste te perzgjedhurish.

Interesant eshte fakti se pjese e kesaj liste jane edhe dy shkodrane: Behet fjale per atletin e mirenjohur Izmir Smajlaj por edhe per presidentin e Vllaznise ne futboll per femra Lazer Matija. Zgjedhja e ketij te fundit ne kete liste padyshim qe eshte e merituar pasi ekipi qe ai sponsorizon, gjate ketj viti ka arritur rezultatin historik te kualifikimit ne turin e dyte te Liges se Kampioneve te Europes. Ja lista e te perzgjedhurve:

1. Armand Duka

2. Lorenc Trashi

3. Emanuela Rusta

4. Skënder Gega

5. Klaus Gjasula

6. Edoardo Reja

7. Eklent Kaci

8. Briken Çalja

9. Luiza Gega

10. Lazer Matija

11. Izmir Smajlaj

12. Ilir Daja

13. Sherif Kallaku

14. Klevis Çelaj

15. Enea Jorgji

Votimet mund te behen duke klikuar ne linkun e meposhtem:
https://www.facebook.com/search/top/?q=sport%20ekspres&epa=SEARCH_BOX