Bekim Balaj duket se po gjen formën e tij të mirë, ku së fundmi ka gjetur sërish rrugën e rrjetës. Sulmuesi shkodran, pas golit të shënuar në miqësoren kundër Arabisë Saudite me Kombëtaren, ka shënuar edhe në kampionat me skuadrën e Keçiorengyçy, në transfertë kundër Tuzlasporit.

Në një top të shërbyer në zonë, Balaj u gjend i lirë dhe i mjaftoi që ta shtynte drejt rrjetës, për të çuar rezultatin në 1-3, duke vulosur kështu fitoren.

Ky ishte goli i parë i 31-vjeçarit për skuadrën e Keçiorengyçy, e cila ndodhet në vendin e dytë të Kategorisë së Dytë në Turqi.

Kujtojmë këtu se, Bekim Balaj luan në një ekip me dy shqiptarët e tjerë, siç janë Jurgen Bardhi dhe Uerdi Mara, ndërsa pjesë e kësaj skuadre është edhe ish-sulmuesi i Kukësit, Patrick Eze.
Maringlen ZHIVANI