Kampionati kombëtar i futbollit të femrave ka luajtur këtë fundjavë javën e katërt të tij. Ajo që ka spikatur në këtë javë, ka qenë ndeshja e parë e ekipit të futbollisteve shkodrane të Kukësit.

Në takimin ndaj Lushnjës, të zhvilluar në stadiumin “Roza Haxhiu”, shkodranet arritën të fitojnë me rezultatin e thellë, 0-4. Kjo fitore erdhi për meritë të futbollistes Rosela Vasa, e cila shënoi jo pak, por katër gola nga dy për secilën pjesë.

Kukësi u paraqit tejet autoritar në fushën e lojës dhe arriti ta administrojë mjaft mirë avantazhin e krijuar. Futbollistet e drejtuara nga trajnerja Paula Jaku, e cila luajti edhe vetë në fushën e lojës për 90-minuta, sulmuan shumë herë, duke ndërmarrë disa sulme në drejtim të portës së Lushnjës, por në fund do të fiksohej rezultati 0-4 për Kukësin.

Përfundimisht, e gjithë ndeshja mbyllet me këto shifra me fitoren në një fare mënyre të lehtë, por tërësisht të merituar të Kukësit. Kjo është fitorja e parë e këtij ekipi të drejtuar nga trajnerja Paula Jaku, duke marrë edhe tre pikët e para në këtë kampionat. /Maringlen ZHIVANI/


Lushnja-Kukësi 0-4

Golat: Vasa 9’, 45’, 83’, 90’

Formacioni i Kukësit: Ndoci, Smajlaj, Prendi, Selimi, Avullija, Rrotaj, Jaku, Çerkini, Vasa, Palali, Meta Tr: Paula Jaku