Klubet europiane janë në vështirësi të mëdha për shkak të ndalesës së detyruar të koronavirusit. Kjo pauzë i ka bërë ata të humbin një shumë të madhe të të ardhurave dhe shumica e tyre janë në prag të krizës.

Megjithatë ka edhe nga ata, që kanë rezerva të konsiderueshme të ardhurash në banka dhe mund ta përballojnë pa probleme këtë sitiatë të vështirë për gjithë globin.

Në vendin e parë me më shumë rezerva financiare është Mançester Junajtid. “Djajtë e Kuq” nuk janë kursyer aspak në blerje, megjithatë kanë arritur të ruajnë më shumë të ardhura se kushdo tjetër. Në vendin e dytë është një tjetër angleze, Arsenal. Londinezët janë gjithmonë të kujdesshëm me harxhimet ne merkato.

Podiumin e plotëson një gjermane, Bajern Mynih, ndërkohë që në vendin e katërt është Real Madridi. “Los Blancos” janë skuadra më e shëndetshme financiarisht në Spanjë, teksa rivalët e tyre të përjetshëm, Barcelona qëndrojnë shumë poshtë.

Klubi blaugrana është në vendin e 15 me vetëm 40 milionë euro rezerva, të pamjaftueshme edhe për të paguar pagën e plotë të Leo Mesit. Ajo që bie në sy është prezenca e madhe e klubeve angleze. /vipsport/

Lista e plotë e publikuar nga “Soccerex”:

1-Mançester Junajitd 277.3 milionë euro

2-Arsenal 261.5 milionë euro

3-Bajern Mynih 220.8 milionë euro

4-Real Madrid 190.1 milionë euro

5-PSG 138.0 milionë euro

6-Atletik Bilbao 132 milionë euro

7-Napoli 118.7 milionë euro

8-Totenhem 113.7 milionë euro

9-Lile 68.5 milionë euro

10-Sevija 66.4 milionë euro

11-Sauthempton 64.6 milionë euro

12-Borusia Dortmund 54.9 milionë euro

13-Hofenheim 49.2 milionë euro

14-Inter 45.1 milionë euro

15-Barcelona 40.3 milionë euro

16-Njukasëll 38.2 milionë euro

17-Çelsi 35.8 milionë euro

18-Uest Hem 34.5 milionë euro

19-Mançester Siti 31.5 milionë euro

20-Leister 30.8 milionë euro