Sulemjan Starova, specialist futbolli, në emisionin “Skaner” në MCN TV, analizoi humbjen e kryesuesve të Tiranës ndaj Kukësit.
Starova deklaroi se bardheblutë kishin zotërimin e topit, por krijuan pak raste për shënim. Sipas Starovës, Tirana me një fitore sot, kishte mundësinë për të dëmtuar kundërshtarët nga ana psikologjike.
“Tirana kontrolloi topi, zotëroi terrenin. Prodhoi pak në zonën e përfundimit të aksionit. Kukësi kishte një strategji të qartë për të ndaluar Tiranën, duke u mbrojtur në shumicën e rasteve. Ia vështirësoi manovrëën Tiranës për të krijuar. Futbolli tregon, se edhe kur luan mirë mund të humbasësh ndeshjen.
Dy gola të pësuar nga goditjet standarde, nga kornet. Nuk pashë asnjë lojtar të kujdeset për lojtarët e Kukësit që gjuajtje me kokë. Tirana kishte mundësinë për t’i dëmtuar kundërshtarët që e ndjekin nga ana psikologjike. I dha një oksigjen konkurrenteve.
Skuadrat e fundit janë të përkohshme, e kanë mendjen edhe te Europa. Është një kampionat që nuk ka diferenca. Është diçka shumë e mirë kjo”- ka deklaruar Sulejman Starova.