Edhe pse bota është përfshirë nga pandemia e Koronavirusit dhe ndeshjet janë pezulluar, FIFA ka publikuar renditjen e re.

Gjatë muajit mars nuk janë zhvilluar ndeshje, kështu që nuk ka patur ndryshime në renditjen e re.

Kështu, Shqipëria ka mbetur në vend të 66-të me 1356 pikë, ndërsa Kosova në vend të 115-të me 1174 pikë.

Vendi i parë vazhdon t’i takojë Belgjikës, e ndjekur nga Franca dhe Brazili.