Tirana humbi 1-2 me Vllazninë për javën e tretë të Superligës. Ndeshja e zhvilluar në “Selman Stërmasi” i pa të gjitha, me bardheblutë që mbetën me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Zhivanaj, me Markun që ktheu në gol një 11 metërsh.

Pesë minuta më vonë, Kaina në të 29 do vendoste shifrat në 0-2 duke shokuar kampionët e vendit. Në pjesën e dytë Tirana zhbllokoi me Xhixhën në të 47 ndërsa edhe i kuqi i Markut nuk ndryshoi ndeshjen, me Vllazninë që mori tri pikë në transfertë.

Pas ndeshjes për Oversport foli trajneri i Tiranës, Orges Shehi:

“Nisje e mirë por dy gola të pësuar – E nisëm mirë, u shfaqm para porte më mirë. Episodi i 11 metërshit ndikoi, morëm goditje dyfish. Pastaj nga një standarte. Lojtarët më pas shpenzuan shumë energji, është e vështirë edhe me 10 veta.

Një ndeshje e tillë duhet të luhej me optimizëm dhe besim, për shumë minuta luajtëm me 1 lojtar më pak. I thashë lojtarëve mos pësojmë më dhe të zhbllokohemi. Rastet ishin, Vllaznia është rival direkt por u rreshtua me gjithë forcat pas. Edhe me rastet që kishim nuk arritëm që të merrnim pikë.

Kartoni i kuq – Ndërrimet ishin të detyruara, nëse fusnim në qendër një lojtar do ishte vështirë. Kthyem Aleksin pas, Përgjoni kishte të verdhë dhe e zëvendësuam. Limaj nuk është në gjendje të mirë fizike. Deliu bëri një ndeshje të mirë. Funksinoi ekipi, kundërshtari ruajti portën e vet. Skuadra funksionoi.Ndeshja më e mirë? Edhe në Rrogozhinë bëmë mirë. Xhixha shpenzoi shumë, bëmë lëvizje me Berishën. E hoqa sepse konsumoi shumë, gjithë arsenalin sulmues e zhfrytëzuam. Patric është lojtar me intuitë, donim të luanim kështu dhe nuk besoj se nuk funksionoi ajo që donim.

Sakrifikim i Hasanit? Në krah edhe 10-ç luan mirë. Patric e kemi marrë për pykë. Duhet pak kohë. Hasani do luajë në pozicion të vetë. Patric dhe Berisha janë bashkuar shumë vonë. Sapo lojtarët të marrin formën e tyre, Hasani do marrë pozicionin e vet”, tha Shehi./newsport/