Tirana dhe Vllaznia zhvilluan ndeshjen e parë për javën e tretë, që u mbyll me fitoren e shkodranëve me shifrat 1-2. Sfida nisi me avantazhin e dyfishtë të Vllaznisë në pjesën e parë, ku Tirana e mbylli me 10 lojtarë, pas daljes me të kuqe nga Zhivanaj.

Boshnjaku në përfundim të takimit u shpreh duke treguar vështirësit që hasi ekipi përpara startit të takimit. Gjithashtu foli dhe për komentin e trajnerit Josa në përfundim të takimit.

Trajneri? Na kishte thënë se nqs bëjmë ndonjë gabim do të na kushtonte shumë. Me thënë të drejtën dhe moti ndikoj te ne dhe unë e kisha pak të vështir të hyja në ritmin e ndeshjes pasi kishim përball një superekip dhe ne arritëm të shfrytësojme ato pak raste.

Në pjesën e dytë Tirana hyri furishëm dhe ai karton i kuq na bëri që të ishim në vështirsi.
Në bëmë një hap të madh gjatë rrugës për titull, por ka dhe shumë ndeshje, ne duhet të qëndrojmë të qetë./newsporr/