Mesfushori amerikan i Milanit, Christian Pulisic, ka reaguar publikisht pas penalltisë së humbur në ndeshjen e fundit ndaj Juventusit, duke shprehur keqardhje dhe ndjesë për gabimin që i kushtoi rëndë skuadrës kuqezi.

Në një postim në rrjetet sociale, Pulisic shkroi:

“Më vret që zhgënjej këtë klub. Do të punoj dhjetë herë më shumë për ta rregulluar këtë. Forza Milan, gjithmonë!”

Kjo ishte penalltia e dytë e humbur nga Pulisic me fanellën e Milanit, pas asaj të sezonit të kaluar kundër Torinos.

Episodi i fundit ka sjellë shumë reagime në Itali, sidomos për mënyrën e goditjes së penalltisë, që u prit lehtësisht nga portieri i Juventusit.

Sipas medieve italiane, menjëherë pas goditjes së humbur, kamerat kapën një bisedë të shkurtër mes trajnerit të Milanitit dhe ndihmësit të tij.

“E goditi me pjesën e brendshme të këmbës? Si ka mundësi? Ia kisha thënë të mos e bënte!” – mësohet t’i ketë thënë Massimiliano Allegri ndihmësit të tij, pas dëgjoi ekzaltimin e tifozëve bardhezi pas pritjes së penalltisë

Pavarësisht kritikave, reagimi i Pulisic-it tregon përkushtimin dhe përgjegjësinë e tij ndaj Milanit.

Lojtari amerikan pritet të marrë sërish besimin e trajnerit në ndeshjet e ardhshme, ndërsa dëshira e tij për të rikuperuar gabimin është e dukshme: një Pulisic më i vendosur dhe më i motivuar pritet të shihet në javët që vijnë.