Pas eksperiencës te Laçi si trajner, Besnik Prenga është duke punuar aktualisht si skaut te Lokomotiva e Zagrebit. Në një prononcim për “ABC News”, 49-vjeçari tregon se ka transferuar 7 lojtarë nga Shqipëria në kampionatin kroat
Prenga flet gjithashtu edhe për diferencat mes kampionatit kroat dhe atij shqiptar si dhe për gjërat që ai mendon se nuk funksionojnë siç duhet.
“Punoj te Lokomotiva e Zagrebit si skauti kryesor, mbuloj sektorin fëmijëve dhe ekipin parë. Ka dy vite që i jemi futur një projekti për të afruar lojtarë cilësorë, çuna të rinj tek ekipi i parë. Te Lokomotitiva kam sjellë 7 lojtarë nga Shqipëria, të gjithë lojtarë cilësorë. Mendoj që kemi bërë një punë të mirë.
Klubi është shumë i kënaqur me lojtarët shqiptarë. Elementi është. Lojtarët shqiptarë janë me më shumë gjak, janë shumë të zhdërvjellët. Ndoshta nuk jemi punëtor si bota.
Diferenca mes Kroacisë dhe Shqipërisë është e madhe. Atje nga vazhdimësia, ndërkohë që në Shqipëri kohët e fundit ka filluar të investohet. Besoj se edhe në Shqipëri, pas 3-4 vitesh, puna do të japë frytet e veta.
Ekipet shqiptare janë më pak objektivë. Vetëm 5-6 ekipe që pretendojë. Presidentët mbajnë gjithmonë afër vetes njerëz që të thonë atë që t’i ke qejf të dëgjosh dhe nuk tregojnë të vërtetën. Asnjë nuk ka plane afatgjatë, përveç Skënderbeut që u tregoi të gjithëve se si duhet të funksionojnë, si duhet të punojnë.
Për mënyrën se si u drejtua Partizani kohët e fundit, kam shpresë që është në hapat e duhur. Unë e shoh veten si trajner. Puna e skautit më dha mundësinë që të kisha disa ditë për veten. Kisha 12 vite që punoja rregullisht pa ditë pushimi”, u shpreh Besnik Prenga.