Ka ardhur këtë sezon te Vllaznia dhe konsiderohet një përforcim i rëndësishëm. Sara Hasku ka ardhur për të dhënë kontributin dhe eksperiencën e saj te kjo skuadër e cila në sezonin e ri ka synime ambicioze.

Volejbollistja lezhjane ka qenë një pikë e fortë e ekipit shkodran edhe në ndeshjen e parë të kampionatit, atë të fituar 3-0 ndaj UMB Volej dhe pas saj ka dhënë një prononcim edhe për mediat.

“Ishte një ndeshje shumë e bukur dhe duke qenë se ishte edhe ndeshja e parë e kampionatit, kishim edhe emocione. Mendoj se gjithçka shkoi mirë. Ne kemi bërë edhe ndeshje miqësore para kampionatit, po ashtu kemi luajtur edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Federatës dhe ato na kanë ndihmuar për të nxjerrë në pah gabimet tona dhe për t’i përmirësuar rrugës.

Mendoj se ndaj Barletit bëmë më pak gabime, por kuptohet që ka ende vend për përmirësim, megjithatë e rëndësishme është të vimë duke u rritur nga ndeshja në ndeshje.

Kam luajtur në karrierën time edhe me Partizanin, me Barletin e po ashtu kam luajtur edhe një sezon në Zvicër dhe tashmë jam tek Vllaznia duke përjetuar një eksperiencë të re. Megjithatë më duhet ta pranoj se kam një emocion mangut në vetvete sepse në të ardhmen kam dëshirë që të vesh fanellën e skuadrës së qytetit ku jam rritur, Shijakut.

Këtë vit kemi në ekip lojtare që janë me eksperiencë dhe gjithashtu edhe vajza të reja të talentuara. Kemi synime ambicioze, jemi duke punuar fort me nga dy seanca në ditë dhe shpresoj të arrijmë objektivat që kemi”- është shprehur ajo./SHKODRA-SPORT.COM/

Të plotë intervistën e volejbollistes së Vllaznisë Sara Hasku mund ta dëëgjoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: