Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPushtimi i fushës ndaj Laçit, te Kukësi bëhen gati për dënimin nga...

Pushtimi i fushës ndaj Laçit, te Kukësi bëhen gati për dënimin nga Disiplina

Hyrja e tifozëve në fushë në ndeshjen e parë të Kukësit në stadiumin e ri mund të themi se e njollosi atë pamje të bukur dhe ditë të lumtur për futbollin kuksian.

Siç dihet, rregullorja parashikon se hyrja në fushë konsiderohet si gjest i dhunshëm dhe duke iu bazuar kësaj, rrezikohet shumë një dënim nga ana e Komisionit të Disiplinës. Fatmirësisht tifozët deshën vetëm të shijojnë një vrapim në fushën e blertë.

Në klub janë të ndërgjegjshëm se do të jetë e vështirë që të evitohet një masë disiplinore, por entuziazmi i stadiumit të ri me siguri do të kalojë në plan të dytë gjobën, sado që të jetë ajo.

Sjellja e tifozeve te Kukesit ne fakt ishte e papranueshme, per me teper qe goditen edhe arbitrat ne momentin qe ato po largoheshin nga fusha, por e gjitha ka qene ne kuadrin e festes se inagurimit te stadiumit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments