Pas tre ditë garash dhe rivaliteti shumë të madh, pasditen e sotme është mbyllur edicioni i tretë i “Volej-Poja Beach Trophy 2018”.
Një aktivitet i organizuar nga Bashkia Shkodër dhe që sivjet në fakt ka qenë më interesanti dhe më i mirë për nga mbarëvajtja e tij.
Po ashtu, interesante ka qenë pjesmarrja e shumë sportistëve të njohur, pjesë e ekipeve të ndryshme shqiptare por edhe baza e ekipit tonë përfaqësues.
Në fund, fitues për meshkuj është shpallur dyshja e përbërë nga Anton Qafarena dhe Redi Koçi. Ajo ka fituar me set final përballë dyshes tjetër Arber Troka- Klaudio Qerraxhia.
Ndërkohë për femra fituese e këtij edicioni ka qenë dyshja Amela Qershia- Rigelta Hysaj e cila ka fituar 2-0 ndaj finalistes tjetër të përbërë nga dyshja Antoneta Molla- Megi Memçaj.
Në fund është zhvilluar edhe ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe çmimeve për fituesit teksa ka qenë vetë kryebashkikja Voltana Ademi që ka dorëzuar kpat për çiftet fituese ndërsa Mark Kroqi, Artan Kalaja dhe Besnik Lisha kanë dorëzuar çmimet për vendet e dyta dhe të treta.
© shkodrasport.com