Ne momentin me te mire te saj te Vllaznia dalin ne skene problemet e demtimeve. Dhe pikerisht ne piken me nevralgjike, ne porte. Prej dy javesh, portieri i pare Kristi Qarri mungon per nje demtim ne shpatull te pesuar ne ndeshjen e pare te kupes ndaj Erzenit.
Ne mungese te tij ka luajtur portieri tjeter Jurgen Mehidri i cili ka treguar personalitet duke qene nje garanci per katerkendeshin kuqeblu, por per fat te keq edhe ai u demtua ne ndeshjen e mbremshme ndaj shijakasve.
Kane qene minutat e fundit te shteses, kur ne nje moment teksa po behej gati te vinte topin ne loje nga zona e tij, ka pesuar nje terheqje muskulare e cila nuk e ka lene me te vazhdoje lojen. Si rrjedhoje, ne porte u aktivizua per ato pak minuta 18 vjeçari Aron Jukaj, qe kesisoj rregjistroi edhe debutimin e tij me ekipin e pare te Vllaznise.
Po kush do te luaje te henen ne Korçe ne ndeshjen shume te rendesishme ndaj Skenderbeut? Kesaj pyetje per momentin ende askush nuk mund t’i pergjigjet. Sot do te shikohet konkretisht gjendja e Mehidrit dhe shkalla e demtimit te tij, nese kemu te bejme me diçka serioze apo jo.
Nga ana tjeter, Qarri eshte drejt rikuperimit dhe duhet pare nese eshte gati per te luajtur apo jo. Ne rast te kundert, edhe ne Korçe, porten kuqeblu do ta mbroje serish 18 vjeçari Jukaj./www.shkodrasport.com/