Vllaznia luajti sot ne Ulqin ndeshjen miqesore ndaj FK Zora Shpuz te cilen e fitoi me rezultatin e paster 3-0 fale golave te shenuar nga Herald Marku me 11-metersh si dhe nga Vulaj e Aralica.
Ajo qe u vu re ne kete ndeshje ishte ndryshimi teresisht i dyshes se qendres te mbrojtjes. Nese deri para pak kohesh ishim mesuar te shihnim kroatin Juriç dhe malazezin Bulatoviç te luanin ne repartin e prapavijes, sot jane aktivizuar Shehi dhe Spahija.
Kjo sepse asnjeri prej dy titullareve nuk eshte me skuadren ne Ulqin. Bulatoviç ndodhet ne Mal te Zi per rikuperim pas nderhyrjes kirurgjikale qe ka kryer, ndersa Juriç ndodhet ne Shkoder dhe po zhvillon terapi pas demtimit qe pesoi ne ndeshjen e kaluar me Tiranen.
Me shume siguri, asnjeri prej ketyre dy lojtareve nuk do te jete i gatshem per finalen e Superkupes dhe nuk perjashtohet mundesia qe ndaj bardhebluve me 7 dhjetor ne fushe te jete serish dyshja Shehi- Spahija.
Shehi tashme e ka pervojen e duhur per te perballuar te tilla sfida dhe nderkohe qe edhe 19 vjeçari Spahija kerkon me shume besim. Ne miqesoren e sotme ai ka bere nje paraqitje shume te mire dhe ky eshte nje tregues se Alivoda mund te mos jete zbulimi i vetem i ketij sezoni tek Vllaznia./SHKODRA-SPORT.COM/