Nuk ka fitues supersfida e grupit E, pasi Spanja dhe Gjermania ndahen në paqe, duke barazuar 1-1 një ndeshje të bukur dhe të luftuar. Morata kalon spanjollët në avantazh në pjesën e dytë, por Fulkrug barazon shifrat, duke shpëtuar gjermanët nga një eliminim I parakohshëm.

Pjesa e parë është e ekuilibruar. Spanja e nis vrullshëm dhe godet traversën me Dani Olmon. Gjermania shënon me Rudiger, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Spanjollët zotërojnë topin, por edhe gjermanët zbresin rrezikshëm kur u jepet mundësia. Mbyllet 0-0 pjesa e parë.

Morata futet në lojë në pjesën e dytë dhe pak minuta më vonë zhbllokon sfidën, duke kaluar Spanjën në avantazh. Gjermania rrezikon eliminimin dhe hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit. Është Fulkrug ai që shënon dhe rikthen në ekuilibër sfidën.

Mbyllet 1-1 një sfidë interesante. Spanja ngjitet e vetme në krye të grupit me 4 pikë, ndërsa gjermanët marrin pikën e parë në Katar 2022 dhe mbajnë gjallë shpresat për kualifikim. /Oversport/