Kishte shpresa se mbreme do te fitonin ndaj Kamzes, ngaqe kjo skuader ndodhej nje vend me lart se ajo ne renditje, por Vllaznia nuk ia doli dhe u mund prej saj ne shifrat 66-94 brenda ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Pas ndeshjes nderkohe trajneri i Kamza Basket Eni Llazani duke folur per mediat u shpreh se tashme nuk i vjen me keq per Vllaznine sepse situata tek ajo ka filluar te ndryshoje dy javet e fundit.

“Mua me vinte keq per situaten qe po kalonte Vllaznia deri para dy javesh, por tashme shoh qe ajo po fillon te ngrihet dhe po fillon me dhane rezultat. Mos e shihni te rezultati perfundimtar i ndeshjes me ne sepse ai nuk eshte tregues.

Tregues per Vllaznine do jene dy javet e ardhshme, per grupin e saj sepse nuk ka patur kohe te lidhet sepse sapo kane ardhur edhe lojtaret amerikane dhe ato duan kohen e vet te ambjentohen me skuadren”.

Te plote prononcimin e Eni Llazanit mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: