Në konferencën për shtyp në prag të miqësores Shqipëri-Itali, Etrit Berisha foli hapur duke treguar pakënaqësinë e tij për aktivizimin e pakët këtë sezon në radhët e Torinos.

Portieri kuqezi kërkon që të luajë dhe për këtë arsye po vlerëson mundësinë e një largimi të mundshëm nga skuadra granata gjatë merkatos së janarit.

Gjatë ditëve të ardhshme është parashikuar një takim mes drejtorit sportiv të Torinos Davide Vagnati dhe agjentit të gardianit shqiptar, me objektiv për të vendosur të ardhmen e Berishës.

Në këtë takim do të diskutohet nëse palët do të ndahen në janar apo do të vazhdojnë bashkëpunimin të paktën deri në verën e ardhshme.