Rastesisht në një media lokale në Lezhe ndesha nje peticion qe i kerkohej te rinjëve të merrnin pjese për mos shembjen e stadiumit të Beslidhjes i ndertuar në 1930 si një fushe koperative dhe pamjen e një stadiumi e mori gjatë periudhes komuniste.

Kjo nisme paska filluar pas një statusi të nenkryetares se Bashkise Lezhe qe drejtohej nga PD 2015-2019, e cila shprehej e shqetesuar nga projekti i ri Bashkise Lezhe qe stadiumi i Beslidhjes te ndertohet i ri diku tjetër dhe ky i vjetri te kthehet në lulishte dhe parking në nëntoke.

Nuk duhet të harrojme se është pikerisht kjo PD e themeluar ne 1991 qe i shpalli lufte diktatures moniste duke u bere thirrje Shqiptareve qe te shembnin cdo veper publike që ishte ndertuar gjate periudhes komuniste siç ishte fabrika e letres në Lezhe dhe jo vetem.

Pse PD ka ndryshuar filozofine e saj ndaj veprave komuniste dhe tani kerkojne qe stadiumi i Beslidhjes te mos shembet por te qendroje ashtu si nje germadh ku tifozeria ja ka harruar pamjen, futbollistet nderrohen ne dhoma zhveshje primitive…!?

Pse zedhenesia e PD, ne kohen kur ishte ne funksionin e nenkryetares nuk shprehu shqetesimin per pallatet qe u ndertuan rrotull stadiumit si nje deshmi e paster e ndertimeve “demokratike” nderto ku të dalë e ndot ku te mundesh..!? Pse PD nuk mori guximin të hartonte një projekt ambicioz për Lezhen e së ardhmes!?

Lezhës i ka fal zoti bukuri pafund por edhe mungesën e vizionit dhe dashurisë ndaj qytetit në këto 30 vite. Tani është koha që fëmijët tanë të mos na gjykojnë për paaftësinë tonë për të ndertuar Lezhen Europiane!
*Besmir Frroku eshte drejtues i AKU Lezhe